Flash News

KRYESORE

5 qershori dhe ndryshimet kushtetuese, Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve: Parlament tri herë brenda javës  

5 qershori dhe ndryshimet kushtetuese, Konferenca e Kryetarëve miraton

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar kalendarin e punimeve deri në fund të korrikut, përfundimi i sesionit parlamentar.

Gjatë mbledhje së sotme u vendos që seancat plenare të zhvillohen tri herë brenda javës së fundit.

"Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020" thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në seancën e nesërme pritet të votohet marrëveshja e arritur në 5 qershor, tashmë edhe nga opozita parlamentare, kurse në 27 korrik nisma për ndryshimet kushtetuese , të dakordësua nga mazhoranca dhe opozita në parlament.

Po ashtu, gjatë këtyre seancave pritet të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku PS u tërhoq.

Të fundit