Flash News

KRYESORE

5 vjet nga procesi i ‘dekriminalizimit', konkluzionet e ISP: Individët me rekorde kriminale të larguar nga parlamenti vijojnë të gëzojnë imunitet politik

5 vjet nga procesi i ‘dekriminalizimit', konkluzionet e ISP:

Insituti i Studimeve Politike ka publikuar disa nga gjetjet  një studimi të dytë lidhur me ligjin e dekriminalizimit, i cili shënon pesë vjet nga miratimi.

Duke bërë një pasqyrim të shkurtër të asaj çka mazhoranca dhe opozita vendosën në vitin 2014 mbi këtë ligj, ISP tregon edhe ecurinë e dekriminalizimit në pesë vite.

Një nga pikat që theksohet nga ISP është se:

“Individët me rekorde kriminale të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vijojnë të gëzojnë imunitet politik në partitë e tyre politike, nuk ka ende vendime publike të partive për pezullim apo përjashtuar nga partitë, duke dëshmuar një hendek të thellë midis parimeve të ligjit dhe parimeve mbi të cilat funksionojnë partitë politike.”

Ecuria e dekriminalizimit 2015-2020 tregon se:

  1. a) Kurba e përfshirjes së individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje pritej të ulej ndjeshëm me kalimin e viteve, por zgjedhjet lokale 2019 treguan se kurba mbetet në ngritje dhe ende ka një hendek të thellë midis koncepteve të dekriminalizimit dhe vullnetit politik për ta jetësuar atë në mënyrë cilësore dhe integrale.
  2. b) Sistemi i meritës, transparencës, aftësisë dhe integritetit në promovimin e individëve në politikë e qeverisje tregon se mbetet ende i brishtë dhe nuk ka fuqi parandaluese. Shqipëria nuk ka ende një database të besueshme për burimet njerëzore në administratë dhe në qeverisje, për rrjedhojë partitë vijojnë të kenë peshën kryesore ndaj edhe prirja e individëve me rekord kriminale për të marrë poste drejtuese në shtet është e lidhur me natyrën klienteliste e vertikale të vendimmarrjes politike.
  3. c) Legjislacioni i dekriminalizimit nuk parashikoi të gjithë elementët që e bëjnë procesin efektiv, parandalues dhe transparent aktualisht e në të ardhmen. Individët me rekorde kriminale të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vijojnë të gëzojnë imunitet politik në partitë e tyre politike, nuk ka ende vendime publike të partive për pezullim apo përjashtuar nga partitë, duke dëshmuar një hendek të thellë midis parimeve të ligjit dhe parimeve mbi të cilat funksionojnë partitë politike.
  4. d) Shqipëria është shteti i vetëm në kontinent që ka përfshirë në Kushtetutë konceptet e integritetit dhe dekriminalizimit, një vendim i nevojshëm në periudhë afatshkurtër, por eksperimental dhe penalizues për imazhin e vendit në aspektin afatgjatë.
  5. e) Jetësimi efektiv dhe afatgjatë i dekriminalizimit kërkon reformim në sistemin e emërimeve në qeverisje dhe në promovimin politik, ndërhyrje përmirësuese ligjore dhe investim afatgjatë në kulturën demokratike dhe konceptet e demokracisë dhe të mirëqeverisjes”, thekson ISP.

Të fundit