Flash News

KRYESORE

5 vrasje që nga 2016-ta, saga e ekzekutimeve mafioze mes familjeve Reçi dhe Gjini, që nga ish kreu i OSHEE te Kastriot Reçi

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, një biznesmen i njohur në Rrëshen , por edhe për drejtësinë shqiptare ka zgjuar një seri vrasjesh të ndodhura në pesë vitet e fundit dhe që mendohet se kanë lidhje mes tyre.

Duket se vrasja e 47-vjeçarit, ish pronar i një televizioni lokal në Lezhe, ishte e radhës, për shkak të konfliktit të hershëm mes dy familjeve me influencë në qytetin e Rrëshenit, Reçi dhe Gjini.

Që prej 2016-ës, këto dy familje kanë eliminuar pjesëtarë të njëri-tjetrit dhe dyshimet lidhen me konfliktet për pazaret e drogës, kryesisht në tregun e huaj.

Në mënyrë të përmbledhur, risjellim ngjarjet që mendohet se kanë lidhje mes tyre vit pas viti.

9 shtator 2016 vritet në Rrëshen Sajmir Jaku, në atë kohë drejtues i OSHEE për veriun

Jaku u qëllua me kallashnikov ndërsa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit bashkë me një person tjetër. Jaku humbi jetën, kurse shoku i tij mbeti i plagosur.

Autorët braktisën makinën tip “Benz-Mercedes” me të cilën u larguan pas krimit në fshatin Gallatë të Kurbinit.

28 Prill 2017 vritet Gasper Reçi bë Romë, Itali, vëllai i Kastriot Reçit.

Gasper Reci, 43 vjeç u vra pranë shtëpisë së tij ku jetonte në Romë me 4 plumba. Për këtë vrasje nuk pati asnjë të dyshuar, ndërsa hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

06 Shtator 2017 vritet Kreshnik Gjini në Belgjikë.

31 vjeçari u vra me dy plumba në komunën Forest të Belgjikës. Nipi i Sajmir Jakut punonte në një lokal si kamarier në Saint-Denis. I riu u vra sapo mbylli orarin e punës dhe do të largohej me mjetin e tij.

Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri.

Gusht 2019, vritet Armando Gjini në qendër të Rrëshenit

Verën e shkuar u vra në qendër të qytetit Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini. Ai akuzohej se ishte pjesë e grupit të Met Kananit, ose ‘Eskobari shqiptar’.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kjo vrasje mendohet se ka lidhje së fundmi edhe me krimin e ditës së sotme, ku në 7 janar 2020 u vra Kastriot Reçi, i cili mendohet se është ekzekutuar nga vrasës profesionistë dhe me armë të tipi snajper.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kastriot dhe Gasper Reçi

Dyshimet janë se saga e vrasjeve kanë pasura konfliktet mes dy familjeve Reçi dhe Gjini në Rrëshen, me precedentë që lidhen kryesisht me trafikun e lëndëve narkotike të përqendruar kryesisht jashtë vendit, si dhe hakmarrjen mes tyre.

Të fundit