Flash News

KRYESORE

50 cent e pëlqen këngën e re të Era Istrefit, por më pas ‘pendohet’ dhe e heq nga profili

Reperi i njohur amerikan, 50 cent e ka pëlqyer këngën e re të Era Istrefit në bashkëpunim me French Montana. Reperi i ka dhënë një “like” këngës “No I Love Yous” dhe ky veprim është publikuar në mënyre automatike në profilin e tij në ‘Twitter’.

Publikimi i këngës në ‘Twitter’ mesa duket është bërë pa dijeninë e 50 cent, i cili pas disa minutash e ka fshirë por jo aq shpejt sa për të mos rënë në sy të fansave.

Këngëtarë të nivelit të 50 cent nuk promovojnë shpesh këngëtarë në rrjetet e tyre sociale dhe kjo mendohet të jetë arsyeja përse ai e fshiu videon e këngëtares shqiptare, megjithatë, Era duhet të jetë e kënaqur pasi ka arritur të tërheq vëmendjen dhe pëlqimin e një prej reperëve më të mirë në histori.

Bashkëpunimi me French Montana sukses i menjëhershëm për Era Istrefin, këngëtarja ‘trend’ në Youtube

 

Të fundit