Flash News

KRYESORE

50 euro në semestër, Lindita Nikolla: Jam në komunikim, Kosova po kërkon vendosjen e tarifave në universitete

50 euro në semestër, Lindita Nikolla: Jam në komunikim, Kosova po

Tarifat që paguajnë studentët në Kosovë janë disa herë më të ulta se ato që paguajnë studentët në Shqipëri. Kjo iu vu në dukje ministres Lindita Nikolla nga pedagogu Mark Marku, gjatë debatit në emisionin ‘Java’, në RTSH.

“Studentët këtu mund të paguajnë 50 euro sa në Kosovë”, u shpreh Marku gjatë emisionit.

Por sipas ministres shqiptare, edhe në Kosovë po kërkohet vendosja e tarifave më të larta në universitete. Nikolla tha se për këtë çështje ishte në komunikim me autoritetet kosovare.

“Unë jam në komunikim. Po kërkon vendosjen e tarifave Kosova”, replikoi Nikolla gjatë debatit me Markun.

Protesta për arsimin, angazhohen pedagogët në Tiranë: Këto janë katër propozimet tona, konçize dhe përmbajtësore

Të fundit