Flash News

KRYESORE

“50 mld euro për kufijtë”, Haradinaj: Rama ofendoi udhëheqësit e Kosovës para Vuçiç

“50 mld euro për kufijtë”, Haradinaj: Rama ofendoi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur sërish për planin e përfolur për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.

I ftuar në emisionin Pressing të T7, Haradinaj ka thënë se për korrigjimin e kufijve, bëhej fjalë për 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë.

“Bëhet fjalë për 50 miliardë euro, sepse s’ka logjikë me ia dhënë Trepçën Serbisë pa diçka, unë besoj që prapa këtyre skenarëve ka plot argumente”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj u ndal edhe te raporti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që sipas ka ofenduar udhëheqësit e Kosovës në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Nuk është situatë e mirë që para Vuçiç me i ofendu udhëheqësit e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Të fundit