Flash News

KRYESORE

50 ton mish me salmonelë, reagon ish-ministri i Bujqësisë: Kërcënim serioz! Të merren masa

50 ton mish me salmonelë, reagon ish-ministri i Bujqësisë:

Ditën e djeshme u bllokuan në doganë 50 ton mish me salmonelë që vinte nga Brazili. Për këtë rast ka reaguar ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se një rast i tillë është kërcënim për shqiptarët ndaj duhet të merret shumë seriozisht kjo çështje.

Reagimi i Edmond Panaritit:

Bllokimi i nje ngarkese me mish importi nga Brazili per pranine e salmonelave, eshte jo vetëm parandalim i nje kercenimi shqiptar por edhe Evropian, i cili duhet marrë shumë seriozisht!

Se pari, duhet njoftuar per këtë urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit. Shpresoj që Autoriteti yne i Ushqimit, duhet te kete gati nje raport teknik te hollesishem per serotipin e salmoneles, sasine e zbuluar per njesi te peshes dhe metoden e zbatuar.

Se dyti, pjesa dermuese e stabilimenteve Braziliane te perpunimit te mishit, ndodhen tashme nen nje "embargo" te rrepte evropiane dhe nuk mund te eksportojne më ne Evrope. Shtrohet pyetja :A eshte thyer ne rastin shqiptar kjo embargo? Apo stabilimenti brazilian ka qene i licensuar per te eksportuar ne Bashkimin Evropian. Keto duam te dime!

Të fundit