Flash News

KRYESORE

500 euro për të kaluar kufirin/ Arrestohen dy persona në Korçë, njëri i dehur në timon

Dy persona janë arrestuar sot në aksin Bilisht-Pogradec. Policia njofton se ka arrestuar shtetasit M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapen duke transportuar  shtetas të huaj, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

“Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë ndjekjes dhe kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi M.M., u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi P.Gj., u kap duke transportuar me mjetin tip "Ford", 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit