Flash News

KRYESORE

"500 mijë lekë për 10-vjeçarin që humbi jetën", Paloka: Kaq kushton për Ramën jeta e një fëmije

"500 mijë lekë për 10-vjeçarin që humbi

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka reaguar së fundmi në lidhje me ndihmën financiare prej 500 mijë lekësh që qeveria do ti dhurojë familjes së 10-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë, teksa u përplas nga një ambulancë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Paloka shprehet se Rama është një kryeministër cinik e i pashpirt, me një qeveri të kthyer ne agjenci funeralesh.

Paloka ka theksuar se Rama do ishte më i nderuar nëse thjesht do të kërkonte ndjesë, pasi jeta e një fëmije nuk vlen vetëm 500 mijë lekë.

Më tej ai shton se qeveria duhet të kishte marrë përgjegjësitë e saj e mos turturonte mijëra shqiptarë.

Postimi i plotë:

Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije”

Cinik e i pashpirt deri ne fund!

Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama.

Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne edipushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij.

Edhe dje , per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij...!

Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!

Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell.

Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale...Kjo nuk mund te vazhdoje me!

Të fundit