Flash News

KRYESORE

“518  të infektuar me Covid-19”, Manastirliu: E kemi sheshuar kurbën, por lufta ende vazhdon

“518  të infektuar me Covid-19”, Manastirliu: E kemi

Në fjalën e saj në Kuvend, gjatë seancës që po zhvillohet në kushtet e pandemisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se Shqipëria është ndër vendet që po ja del më së miri në këtë luftë.

Sipas Manastirliut vendimet e qeverisë e shmangën kolapsin në vetëm pas javë nga fillimi i pandemisë, duke bërë që Shqipëria t’ua kalojë edhe vendeve të  zhvilluara në këtë aspekt. Ndër të tjera Manastirliu falenderoi qytetarët që respektojnë masat, duke theksuar se është një tregues i rëndësishëm gjatë luftës me virusin.

Po ashtu Manastirliu ka treguar edhe shifrat më të fundit për të prekurit në vend, 518 të infektuar në total.

“Nesër bëhen 40 ditë që vendi po përballet me këtë krizë. Vendimet e Ramës dhe të qeverisë shmangën atë që quhet kolaps në vetëm pak javë nga fillimi i pandemisë. Shembulli i përsosur kanë qenë qytetarët që me respektimin e masave kanë bërë shumë për këtë luftë.

Ndërsa heronjtë tanë janë mjekët, epidemiologët, që me sakrificë e vetëmohim janë në vijën e parë të  zjarrit. Sa herë më jepet rasti nuk resht së i falenderuari.

Shqipëria raporton sot 518 të prekur. Nuk kemi pasur asnjë mungesë me mjete mbrojtëse në stafin mjekësor.

Numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të sëmurëve. Por ende nuk është koha për bilance, sepse jemi ende në luftë. Po në shifrat që kemi, mund të themi se kemi arritur të sheshojmë kurbën. Puna në terren vazhdon.

Arritjet ne na vendosim në një linjë me vendet e tjera sa i takon dispozitave. Rritja e ndërgjegjes qytetare është jetike”, tha Manastirliu.

Të fundit