Flash News

KRYESORE

52 shtetas grekë shpallen “non grata”, reagon Ministria e Jashtme greke: Mos rëndoni marrëdhëniet dypalëshe

52 shtetas grekë shpallen “non grata”, reagon Ministria e

Zëvendës ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi deklaroi se janë bërë verifikime dhe 52 shtetas grekë janë shpallur “non grata” pas thirrje ve raciste që bënë ditën e djeshme në Bularat.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas kësaj deklarate, duke kërkuar shpjegime lidhur me me këtë çështje.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Të fundit