Flash News

KRYESORE

53 vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Tiranë, për çfarë dyshon policia

53 vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në

Një burrë është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë. Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në rrugën “Vjoleta Manushi” në kryeqytet.

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin H.GJ 53 vjeç, i cili u gjend i pajetë në banesën që kishte marrë me qira dhe dyshohet se ka qenë përdorues alkooli, shkak i cili mund t’i ketë marrë dhe jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.02.2018, në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të shtetasit SH.R, vjeç 55, banues në Tiranë, shtetasi H.GJ, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit