Flash News

KRYESORE

542 milionë pound pasuri, aktori Chow Yun-fat i dhuron për bamirësi: S'janë miat

Aktori Chow Yun-fat, pasuria e të cilit arrin në vlerën e 542 milionë pound, do të dhurojë paratë e tij për  bamirësi.

“Paratë nuk janë të miat”, tha ai duke shtuar se ëndrra e tij është “të jetë i lumtur dhe njeri normal”. Pavarësisht pasurisë, Chow ka një reputacion në zonën aziatike se bën një jetë modeste, jo luksoze.

Ai lëviz me transport publik, nuk shkon në restorante të shtrenjta dhe vesh rroba të vjetra. Ai nuk ka fëmijë me bashkëshorten Jasmine Tan.

Tan ka përdorur për 17 vjet të njëjtin telefon derisa nuk funksiononte më.

 

Të fundit