Flash News

KRYESORE

"55% e shqiptarëve të kënaqur me gjendjen ekonomike", Vasili ironizon Eurobarometrin e BE: Zhiva e barometrit e përzierë me kanabis

"55% e shqiptarëve të kënaqur me gjendjen ekonomike",

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar Eurobarometrin e BE-së që publikoi sot rezultatet e një ankete ku i nxori shqiptarët të kënaqur me situatën ekonomike në vend.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili shkruan ‘barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave’.

Statusi i plotë:

Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.

Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.

Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave....

Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket.

Të fundit