Flash News

KRYESORE

55 shqiptarë s’u lejuan të kalojnë kufirin shqiptar, dyshime për azil

55 shqiptarë s’u lejuan të kalojnë kufirin shqiptar,

Janë intensifikuar masat në pikat e kalimit kufitar kundër emigraiconit të paligjshëm. Vetëm ditët e fundit janë kthyer tre avionë me azilkërkues në vendet e Evropës, si në Francë, Hollandë e gjetkë. Sipas policisë, vijojnë të jenë të forta masat e sigurisë në kuadër të parandalimit të shqiptarëve të cilët pasi udhëtojnë në një nga vendet e BE-së kërkojnë azil. Policia e shtetit njofton se vetëm në dy javët e para të gushtit janë kthyer nga pikat kufitare 55 shtetas, 39 prej tyre janë kthyer nga pika kufitare e Rinasit,  16 shtetas janë kthyer nga pikat e tjera kufitare pas masave të marra nga 1 gushti. në ditët në vijim priten të tjera kthime, megjithëse fluksi i emigrcionit ka rënë, përsëri ka shuëm shqiptarë që duan të largohen nga vendi.

Nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE-së, atëherë ata do të penalizohen individualisht, – do t’u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE-së për një periudhë deri në 5 vjet, si dhe do ët merren masa të tjera.

 

Të fundit