Flash News

KRYESORE

57 mijë abonentë në Shqipëri pa energji elektrike nga moti i keq. Probleme dhe në disa akse rrugore

57 mijë abonentë në Shqipëri pa energji elektrike nga moti i

Moti i keq në vend, me erë të fortë dhe shi ka dëmtuar kryesisht linjat ajrore të furnizimit me energji elektrike.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një njoftim të sajin bën me dije se dje dëmtuar 54 fidra që furnizojnë rreth 57 279 abonentë.

Më tej në deklaratë sqarohet se brenda 2-3 orësh, bë e mundur riparimi i 39 prej këtyre fiderave.

“Rreth 60% e defekteve janë në linja ajrore, ku një pjesë e mirë e tyre u dëmtuan nga moti i keq. Në zonën e Himarës në orën 21:45 për shkak të defektit në një kabinë private, shkaktoi stakimin e Fierit 1 në këtë bashki. “Grupet e gatishmërisë së OSHEE-së lokalizuan defektin me shkëputjen nga rrjeti të kësaj kabine dhe rikthimin e energjisë pas 27 minuta”, thuhet në njoftim.

Edhe disa akse rrugore kanë pasur probleme si pasojë e shiut. Në zonën Skuraj- Ulëz, ka pasur rënie inertesh në rrugë, të cilat janë pastruar me ndërhyrjen e autoriteteve.

Në akset rrugore Han i Hotit – Tamarë, Shkodër- Muriqan dhe Ura e Kirit – Mjedë ka pasur rënie të inerteve në rrugë, ku problemet më të mëdha janë shfaqur në Murriqan ku prurjet e materialeve kanë qenë tepër të larta dhe për pasojë ka pasur edhe bllokime të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës.

 

Të fundit