Flash News

KRYESORE

57-vjeçarja pi fostoksinë, ndërron jetë rrugës për në spital

57-vjeçarja pi fostoksinë, ndërron jetë rrugës

Një 57-vjeçare i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Skarpar duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë.

Sipas policisë 57-vjeçarja vuante nga çrregullime mendore dhe ka ndërruar teksa transportohej për në spitalin e Beratit.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Skrapar Më datë 15.08.2017, në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja B.D, vjeç 57, me çrregullime mendore, e cila vdiq gjatë transportimit për në spital Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprim.

Të fundit