Flash News

KRYESORE

58 vjeçari nga Kavaja merr rolin e ‘kamikazit’, qarkullonte në rrugë në sens të kundërt

58 vjeçari nga Kavaja merr rolin e ‘kamikazit’, qarkullonte

Një 58 vjeçar nga Kavaja me iniciale A.M., ka marrë rolin e ‘kamikazit’, duke qarkulluar me makinë në sensin e kundërt në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje.

Siç shihet edhe nga video, 58 vjeçari udhëtonte në sens të kundërt në një rrugë ku automjetet qarkullojnë me një shpejtësi mbi 80km/orë. Fatmirësisht asnjë tragjedi nuk është shënuar nga papërgjegjshmëria e këtij shtetasi.

Atij i është pezulluar leja e drejtimit për dy vite dhe i është vendosur një gjobë prej 10.000 lekësh.

Reagimi i policisë:

Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore

Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.

Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën.

Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë).

Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të fundit