Flash News

KRYESORE

59 mijë shqiptarë fituan nënshtetësinë e BE në 2017-ën; të dytët pas Marokut

58 900 shqiptarë kanë fituar përgjatë 2017-ës nënshtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Eurostat, 97% e rasteve u përkasin shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe në Greqi, ndërsa 1% atyre që jetojnë në Belgjikë.

50.6% e shqiptarëve u pajisën me nënshtetësi greke, 46.1% me nënshtetësi italiane dhe 1% me nënshtetësi belge, pjesa tjetër ndahet në shtete të ndryshme të BE-së.

Në Greqi dhe Itali janë shqiptarët grupi më i madh që kanë përfituar nënshtetësi përgjatë 2017-ës.

Shqiptarët renditen të dytët në Bashkimin Evropian pas marokenëve dhe sipër indianëve, për marrjen e nënshtetësisë së një prej shteteve anëtare. Turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët përbëjnë gjithashtu një pjesë të konsiderueshmë të personave që kanë marrë nënshtetësinë e BE-së.

Të fundit