Flash News

KRYESORE

6 deputetë të opozitës pro 'Zgjedhores', Basha përshëndet qëndrimin; këshillë Ramës: Qetësohu, askush nuk është i përjetshëm

6 deputetë të opozitës pro 'Zgjedhores', Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur qëndrimin e gjashtë deputetëve të opozitës parlamentare ditën e djeshme, që u shprehën pro votimit të draftit të 5 qershorit. Sipas Bashës, edhe ata nuk përfaqësojnë opozitën, qëndrimi i tyre në shërbim të interesit publik ëshët një zbërthim i qartë i çmendurisë së Ramës.

"Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës", tha Basha.

Në fund të diskutimit me gazetarët, Basha nuk ka nguruar të jap një këshillë edhe për rivalin e tij politik, Edi Ramën, duke i kërkuar këtij të fundit rotacion të butë.

"Sa nuk është vonë të marrë masat e nevojshme për t'u qetësuar, askush nuk është i përjetshëm në pushtet, askush nuk e ndal dot rotacionin. Edi Rama ti thërrasë përgjegjësisë si kryeministër, qytetar dhe prind dhe të lejojë rotacionin ose të përballe me pasojat e një vendimi ndryshe, por as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk do të jenë peng i frikës së Edi Ramës.

Lufta kundër korrupsioni nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e këtyre 7 viteve por standardin që duhet të vendosim. Jam i vendosur të bëjë gjithçka nesër dhe me ekipin tim kemi krijuar instrumentet e duhur ligjor t'i japim fund pandëshkueshmërisë. Nga PD janë marrë të gjitha hapat për ta nxjerrë reformën në drejtësi nga amullia që e ka futur Rama dhe të nxjerrim në atë reformë që votuam të gjithë në 2016".

Të fundit