Flash News

KRYESORE

6 ditë para zgjedhjeve, KQZ: Nuk janë përmbyllur ende emërimet për KQV

6 ditë para zgjedhjeve, KQZ: Nuk janë përmbyllur ende

6 ditë para datës së zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

përsëriti apelin ndaj partive politike që të emërojnë anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit(KQV).

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për shtyp, e quajti të patolerueshme këtë situate, e krijuar për shkak të mossjelljes së emrave nga ana e partive politike që ligji ju lejon të propozojnë anëtarë në KQV.

Sipas saj,  30 KZAZ në shkallë vendi nuk kanë përmbyllur ende emërimet për Komisionet e Qendrave të Votimit, dhe konkretisht ato në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë, etj.

“6 ditë para datës së zgjedhjeve KQZ i kërkon partive politike të dorëzojnë propozimet e tyre pranë KZAZ-ve përkatëse”, deklaroi Hoxhaj.

Të fundit