Flash News

KRYESORE

6 fitore radhazi, presidenti i Tiranës premton një ndeshje falas për tifozët

6 fitore radhazi, presidenti i Tiranës premton një ndeshje falas

Me fitoren e sotme kundër Teutës, skuadra e Tiranës regjistroi fitoren e 6-të radhazi në kampionatin shqiptar. Bashkë me një ndeshje të kupës, kjo do të shkonte në 7 fitore radhazi.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, shfaqi hapur gëzimin e tij pas triumfit të sotëm me rezultat 2-1 në "Air Albania Stadium" dhe premtoi një ndeshje me bileta falas për tifozët.

"Është shumë shpejt për të folur për titullin. Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet me radhës. Më duket se skuadra ka gjetur veten. Nuk ka më probleme brenda grupit dhe askush nuk ndërhyn dot si më përpara. Egbosë i kemi plotësuar çdo dëshirë", deklaroi numri 1 i klubit bardheblu.

"Përzgjedhjen e stadiumit e kanë bërë edhe lojtarët. Dëshira ka qenë shumë e madhe edhe prej meje për të luajtur këtu. Osmani është tamam lider. Ai qëndron në stol dhe nuk ankohet. Njërën nga dy ndeshjet e radhës do ta bëjmë falas për tifozët, që të mos i dëmtojmë shumë ekonomikisht", shtoi Halili.

Të fundit