Flash News

KRYESORE

6 kullat që pritet të ndërtohen në Tiranë

6 kullat që pritet të ndërtohen në Tiranë

Duket se plani i qeverisë për të shtuar gjelbërimin në saj të mbjelljes së pemëve po ecën paralelisht edhe me ndërtimin e kullave shumëkatëshe. Këshilli Kombëtar i Territorit në pak muaj ka dhënë miratimin për disa leje ndërtimi që parashikojnë ngritjen e disa objekteve shumëkatëshe në Tiranë.

Janë të paktën 6 të tilla, të cilat do të ndërtohen në kryeqytet dhe tashmë është hedh firma që i hap rrugë nisjes së punimeve.

Lista e 6 objekteve shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë

111 metra i lartë, 30 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë do të jetë objekti që do të ndërtohet pas 15-katëshit në Tiranë. Leja për ndërtimin e tij është dhënë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Dy leje janë dhënë për ndërtimin e dy objekteve shumëkatëshe të cilat do të ngrihen në zonën e ish-Bllokut.

“Garden Building” me 24 kate do të ndërtohet në rrugën e Kavajës, në truallin e ish-muzeut të Shkencave të Natyrës.

“DownTown Albania”, me lartësi 135 metra do të ndërtohet në zonën ku ka qenë këndi i lojërave ‘7 xhuxhat’ tek ‘Rruga e Elbasanit’.

“Eyes of Tirana” është projektuar si një ndërtesë me 26 kate dhe do të ngrihet përpara sheshit skënderbej në vendin ku bashkohet ‘Rruga e Durrësit’ me ‘Rrugën e Kavajës’.

Të fundit