Flash News

KRYESORE

6 mijë euro gjyqtares për të ndryshuar masën e sigurisë, 5 personave iu pritet fletë-arresti

6 mijë euro gjyqtares për të ndryshuar masën e

Pesë personave iu është prerë fletë-arresti pas urdhërit të SPAK, ku tre prej tyre prej tyre janë nën masën e sigurisë "arrest me burg" dhe dy të tjerët në "arrest shtëpie". Mbi ta rëndojnë akuza për korrupsion aktiv të gjyqtarit dhe funksionarëve të drejtësisë.

Gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka ka marrë 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali. Ky i fundit ishte vënë në pranga nën akuzën për kalim të paligjshme të klandestinëve në kufi.

Pagesa është bërë përmes shtetasit Arben Cara, bashkëshort i gjyqtares Mimoza Margjeka. Cara ka pranuar nga shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat),  shumën e 6 mijë eurove për të ndërhyrë tek e shoqja dhe të ndryshojë masën e sigurisë.

Klaudjo Zhilla, mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë për të arrestuarin Orion Balin, i arrestuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”,  për Nejton Bali,  Klaudjo Zhilla dhe Arben Carës, bashkëshortit të gjyqtares  të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërsa gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj janë lënë në “arrest shtëpie”,  si akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë".

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, njihet si gjyqtarja që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ajo ishte e vetmja gjykatëse që nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS Valbona Sako, që garoi vetëm dhe në një proces zgjedhor për zgjedhjet e bashkisë. Pas vendimit për zgjedhjet, Margjeka u komandua nga Gjykata e Durrësit në atë të Korçës.

Avokati Skënder Demiraj është i ati i Arben Demiraj, i cili mbeti i vrarë në masakrën e shkaktuar në Tirane nga Kostandin Xhuvani (djali i ish-deputetes Luiza Xhuvanit) në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Të fundit