Flash News

KRYESORE

6 minuta në Presidencë, Rama është zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka bërë betimin si ministër i Jashtëm, në ambientet e Presidencës. Rama ka qëndruar rreth 6 minuta në Presidencë dhe më pas ka dalë, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Kuvendi miratoi një ditë më parë dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit në krye të MEPJ dhe emërimin e Ramës edhe në postin e ministrit.

Kryeministri Edi Rama vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm pas refuzimit që i bëri Presidenti Ilir Meta kandidaturës së Gent Cakës me pretendimin se nuk plotësonte kriteret.

Të fundit