Flash News

KRYESORE

"6 muaj për Kodin, 6 ditë për Kushtetutën", Vasili tregon presionin e ushtruar ndaj Këshillit: Mazhoranca nuk do të diskutojë, do verdiktin

"6 muaj për Kodin, 6 ditë për Kushtetutën", Vasili

Ka përfunduar pa dakordësi takimi mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket diskutimit të ndryshimeve kushtetuese. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Vasili dhe Bylykbashi, janë shprehur se në tryezën e këtij Këshilli mund të diskutohet gjithçka por jo brenda këtyre afateve.

“Nuk mund të kërkohet ndryshimi i kushtetutës së vendit brenda 6 ditëve” ka thënë Vasili.

Ndërsa Bylykbashi ka ritheksuar se “çdo veprim i njëanshëm nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, minon dhe nxjerr nga shinat arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit”.

“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik kishte të bënte me pikën 11, ku opozita sikurse kishte deklaruar ka diskutuar për disa çështje si, shitblerjen e votës dhe çdo vepër tjetër penale që dëmton zgjedhësit.

Kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5 qershorit pasi që është edhe një element tjetër i rëndësishëm që nuk është përmendur, sikurse depolitizimi i administratës zgjedhore.

Partitë politike do të kenë rolin e tyre në monitorimin e procesit. Është një detyrë që Këshilli duhet ta përmbushë në vijimsi. Duhet transparencë, konsensus mes palëve. Çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit”, është shprehur Bylykbashi.

Përsa u përket ndryshimeve kushtetuese, kjo ishte çështje tjetër në tavolinën e Këshillit Politik, e cila kishte të bënte me listat e hapura. Opinioni publik duhet të dijë se kjo çështje është shtruar në tryezë prej dy ditësh dhe është kërkuar që përfundimi i diskutimeve të kryhet brenda 6 ditësh. Nëse për kodin elektoral u deshën 6 muaj, kërkohet që Kushtetuta e vendit të ndryshohet për 6 ditë. 6 muaj për Kodin e 6 ditë për Kushtetutën.

Këshilli Politik mund të diskutoj çdo cështje, por kurrsesi për 6 ditë.Këshilli dhe opozita mbetet e palëkundur duke përfunduar 5 qershorin me të gjitha elementet duke i dhënë diskutim gjithë debatit.

Mazhoranca nuk do që të diskutojë, do datën, verdiktin, ata kanë vetëm një qëllim të thyejnë digën që ndan, sepse zgjedhjet sipas 5 qershorit janë e kundërta e zgjedhjeve të manipuluara. Pretendimet e kryeministrit janë të shkruara qartë që t'i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike sepse do të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura. Çdo ndryshim duhet diskutuar me transparencë", ka thënë Vasili.

Të fundit