Flash News

KRYESORE

6 prokurorë hetojnë dosjen “Habilaj-Tahiri”, në sitë edhe tenderat e ish-ministrit të Brendshëm

6 prokurorë hetojnë dosjen “Habilaj-Tahiri”, në

Prokuroria kanë nisur hetiemt për tenderat që ka zhvilluar ministria e Brendshme gjatë periudhës 2013-2017 kur në krye të saj ishte Saimir Tahiri.

Sipas burimeve jo zyrtare, ky veprim i Prokurorëve po kryhet për të qartësuar se sa tenderë kanë fituar kompanitë që i përkasin biznesmenëve Orest dhe Lefter Sota, babë e bir, raporton Top Channel. Veprimtaria e këtyre shoqërive është vendosur nën hetim menjëherë pasi Orest Sotës iu gjetën me 863 mijë euro për të cilat përfaqësuesit e akuzës deklaruan në gjykatë se kanë dyshime se i përkasin ish-ministrit të Brendshëm.

Prokurorët e dosjes “Habilaj-Tahiri” numri i të cilëve ka shkuar në 6, janë ndarë në tre grupe. Një pjesë e tyre po heton pasuritë e të gjithë të dyshuarve përfshi edhe Orest Sotën dhe të afërmit e tij.

Të tjerë prokurorë po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për dyshimet e trafikut dhe të korrupsionit ndërsa dy prokurorë të tjerë po zbardhin lidhjet e policisë me grupet e drogës.

 

Të fundit