Flash News

KRYESORE

6 sugjerimet drejtuar partive politike për frymëmarrjen ekonomike

6 sugjerimet drejtuar partive politike për frymëmarrjen ekonomike

Dhoma Shqiptare Britanike e Tregetise dhe Industrisë u sugjeron të gjitha partive politike parlamentare dhe deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, që të marrin në konsiderate disa sugjerime, të cilat i quajnë mjaft të rëndësishme për t‘i dhënë ekonomisë shqiptare më shumë frymemarrje dhe dinamizëm.

Më poshtë sugjerimet e Dhomës Shqiptare Britanike të Tregetisë dhe Industrisë:

  1. Ne mbeshtesim vendosjen e takses 10% per te gjithe komunitetin e biznesit pa asnje perjashtim. Ne gjykojme se kjo mase do te ndikoje ndjeshem ne formalizimin e ekonomise dhe do te ndikoje pozitivisht edhe ne psiqiken e qytetareve shqiptare per zhvillimin e vendit.
  2. Ne kerkojme mbeshtetje me te madhe per eksportet shqiptare. Kjo mund te realizohet duke ofruar lehtesi konkrete per prodhuesit per eksport, ne rastet kur ata punesojne nje numer te madh punonjesish.
  3. Paketa fiskale nuk duhet te ndryshoje shpesh, madje as edhe cdo vit; por edhe ne rastet kur eshte e domosdoshme, ndryshimi duhet te jete ne shifra minimale (0.5% dhe jo 50%).
  4. Taksimi i Prones duhet te percaktohet ne nje mase te tille qe te mos e dekurajoje industrine e ndertimit, si dhe bizneset e tjera te nderlidhura me te, sic jane financimi, industria e prodhimit te materialeve te ndertimit, ajo e arredimit etj. E nenvizojme kete shqetesim per te evituar ate qe ndodhi ne Britanine e Madhe, pasi qeveria vendosi rritjen e taksave per shtepine e dyte.
  5. Te punohet intensivisht me qellim qe te filloje leshimi i titujve te pronesise.
  6. Me synimin per te eliminuar ndjeshem korrupsionin endemik ne kerkojme qe te pershpejtohet procesi i dixhitalizimit ne komunikimin me zyrat shteterore, si edhe te reduktohen procedurat per hapje biznesi.

 

 

 

 

Të fundit