Flash News

KRYESORE

6 vite pa u bërë prindër, çiftit nga Tirana i bëjnë dhuratë një fëmijë me fertilizim “In Vitro”

6 vite pa u bërë prindër, çiftit nga Tirana i

Bukuria dhe Iliri janë çift nga Tirana që ishin martuar para shumë vitesh, por fatkeqësisht nuk ia kishin arritur që të bëheshin prindër. Vështirësitë ekonomike e kishin penguar çiftin që të provonin fertilizimin “In Vitro”.

Por dëshira e një nëne për të parë të lumtur dhe me fëmijë djalin e saj e kishin shtyrë nënë Fiqereten që t’i drejtohej programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo i kishte kërkuar programit që të mundësonte realizimin e procesit In vitro.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i ishte përgjigjur kërkesës së nënë Fiqeretes mundësoi Bukurien që të realizonte fertilizimin, si dhe e ndoqi procesin hap pas hapi. Arbana Osmani kishte ftuar në studio doktorin turk që kishte ndjekur rastin e tyre. Ai i dha çiftit lajmin më të bukur të cilin ata e prisnin prej kohësh. Procesi i fertilizimit kishte dalë me sukses, më në fund Bukuria ishte shtatzanë dhe po priste një fëmijë.

Kur Arbana i pyeti se çfarë donin që të kishin nënë Fiqeretja u shpreh se donte të kishte një nip. “Të jetë çfarë të dojë Zoti, për mua nuk ka rëndësi”, – ishin ndërkohë fjalët e Bukuries.

Dhuratën e parë për fëmijën që do të vijë së shpejti në jetë çifti e mori nga Arbana Osmani.

Të fundit