Flash News

KRYESORE

6 vjet burg ish-prefektit të Lezhës, vodhi 200 milionë lekë nga banka

6 vjet burg ish-prefektit të Lezhës, vodhi 200 milionë lekë

Ish-prefekti i komanduar i qytetit të Lezhës, njëherësh dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i këtij institucioni është dënuar nga gjykata e Lezhës me 6 vite burgim. Altin Jaku është shpallur fajtor për akuzën e Mashtrimit, pasi u ka marrë shtetasit Altin Baruti dhe Gj.Kola një sasi prej më shumë se 200 milion lekë, gjatë kohës kur ka qëndruar si drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Lezhë. Shqiptarja.com mëson se i gjithë procesi gjyqëosor kundër ish-prefektit të Lezhës është zhvilluar në mungesë të tij, pasi ai i është fshehur drejtësisë. Jaku ka humbur gjurmët përpara se dosja të kalonte për gjykim.

Ka qënë prokurori i çështjes Bardhok Lleshi, i cili ka kërkuar nga gjykata e Lezhës caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Altin Jakun, vendim ky që ende dhe sot nuk është ekzekutuar nga policia e Lezhës.

Ndërkohë që në përfundim të gjykimit, prokuroria ka kërkuar dënimin e ish-prefektit me 13 vite burgim, ndërsa gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite burgim. Me këtë masë dënimi nuk është pajtuar prokuroria e cila ka vendosur të apelojë vendimin në gjykatën e Shkodrës, duke kërkuar dënimin e Jakut me 13 vite burgim.Edhe pse tashmë Jaku rezulton i dënuar për akuzën e “Mashtrimit” policia e Lezhës ende nuk ka mundësuar arrestimin e ish-prefektit socialist.

Të fundit