Flash News

KRYESORE

6 vjet pa Sokol Olldashin, Basha: Do ishte krenar të shihte se i biri po ndjek gjurmët e tij

Gjashtë vjet më parë, në 20 nëntor, ish deputeti i PD, Sokol Olldashi  humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Elbasan-Tiranë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar në Twitter një fotografi ku shfaqet me djalin e Olldashit, me një mesazh.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku,  po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Na mungon Sokoli”, shkruan Basha.

Të fundit