Flash News

KRYESORE

60 infermierë të tjerë nga Shqipëria drejt Italisë, reagon qeveria italiane

Shqipëria ka ndërmarrë një tjetër nismë për të dërguar drejt shtetit fqinj Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh.

Bëhet fjalë për rreth 60 infermierë, të cilët u nisën sot nga Rinasi drejt Romës, ku do të asistojnë për të luftuar kundër virusit Covid-19.

Pas vendimit, vjen reagimi i parë nga qeveria italiane.

Ministri i Jashtëm i Italisë Juigi Di Maio, në një reagim në twitter, e ka quajtur grupin prej 60 infermierësh një dhuratë tjetër nga Shqipëria ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e treguar ndaj Italisë në këtë periudhë të vështirë.

"Sot mbërrijnë në Itali një grup me 60 infermierë nga Shqipëria për të dhënë mbështetje spitaleve tona. Një ndihmë konkrete, një dhuratë tjetër, që vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për solidaritetin dhe ndihmën ndaj Italisë”, shkruan Di Maio.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se 30 mjekë dhe infermierë u dërguan pak javë më parë, të cilët u vendosën në Breshia.

Të fundit