Flash News

KRYESORE

600 mijë euro marijuanë, kapet në Leçe droga e mbërritur nga Shqipëria. Mes të arrestuarve një shqiptar

Katër persona kanë rënë në pranga të policisë së Leçes mesditën e së dielës, pasi u kapën me gjysmë ton marijuanë që po të dilte në treg arrinte vlerën e 600 mijë Eurove. Mes të arrestuarve është dhe shqiptari dhe shqiptari Arsen Xhaferri, 32 vjeç.dielës.

Sipas mediave italiane, marijuana kishte daleë nga Shqipëria. Katër të arrestuarit janë: Cristian Cito, 29 vjeç dhe vëllai i tij Michele 38 vjeç, Arsen Xhaferi  32 vjeç dhe Vincenzo Pulli, 40 vjeç.

Të arrestuarve u janë gjetur dhe armë me vete. Gomonia me drogë po transportohej me një mjet Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles e cila shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per emigracion klandestin dhe dy italianët (vëllezër) Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane. Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë.

Linku origjinal: Mezza tonnellata di droga appena giunta nel porticciolo di Frigole: 4 arresti

 

Të fundit