Flash News

KRYESORE

600 mijë refugjatë në Shqipëri, reagon Ministria e Brendshme: Përgjigjja e zv/ministrit lidhet me një situatë hipotetike

600 mijë refugjatë në Shqipëri, reagon Ministria e

Ministria e Brendshme ka lëshuar një deklaratë ku sqaron qëndrimin e zv/ministrit Julian Hodaj, lidhur me mundësinë se Shqipëria mund të të strehojë 600 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Deklarata e Hodajt për ‘ZDF’ shkaktoi reagime të ashpra në Tiranë, por Ministria pretendon se ajo është keqpërdorur.

Sipas sqarimit të MB, Hodaj ka përmendur rastin e strehimit të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, kur është pyetur se si Shqipëria do të përballonte një situatë të ngjashme emergjence humanitare. Ministria thekson se përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike dhe se Tirana nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

Sqarimi i Ministrisë së Brendshme:

Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

- Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

- Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:

“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike humanitare emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri.

Të fundit