Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë në Durrës, arrestohet në Gjermani pronari i “Arbi Garden”

613 kg kokainë në Durrës, arrestohet në Gjermani pronari i

Është arrestuar në Gjermani pronari i kompanisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj. Çekaj është pronari i kompanisë së bananeve në kontenierët e të cilave u gjetën 613 Kg kokainë në shkurt të këtij viti.

Kujtojmë që Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën ‘arrest me burg’ për shoferin dhe administratorin e kompanisë, ndërsa Çekaj u arratis drejt Gjermanisë.

"Në kuadër të bashkepunimit me agjensitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë Gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj. Arber Çekaj është pronari i firmës Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokainë ne kuadër të operacionit “last snow”. U shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky shtetas ështe kapur në një provincë prane Dysedorfit", njofton Policia e Shtetit.

Të fundit