Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë në Maminas, zbardhen hyrje-daljet e menaxherit të  “Arbri Garden”

Zbardhen lëvizjet e Donaldo Lushaj, njëri nga dy personat e arrestuar për kontenierin e kapur me 613 kg kokainë 8 ditë më parë në Portin e Durrësit.

Mësohet se Lushaj ka lëvizur 6 herë vetëm përgjatë dy muajve të parë të këtij viti me dy automtje drejt Morinës, por në të shumtën e rasteve është rikthyer brenda ditës.

Kështu, Lushaj ka dalë përmes Morinit

Më 2 janar në 2018-ën dhe u kthye në të njëjtën datë

Më 13 janar dhe u kthye në të njëjtën datë

Më 21 janar dhe u kthye një ditë më pas

Më 26 janar 2018 dhe u kthyer në të njëjtën datë

Më 5 shkurt dhe u kthye në të njëjtën ditë

Donaldo Lushaj njihet si menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” dhe këto lëvizje ai i ka kryer me dy automjete, përkatësisht me mjetet me targa AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Për sekuestrimin e kokainës u arrestua edhe shoferi i kamionit të ngarkuar me banane Armando Pezaku.

Të dy të arrestuarit janë në qeli, pasi gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “arrest me burg”.  

 

Në të majtë, Donaldo Lushaj

Të fundit