Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, Krimet e Rënda: Politikanë të fuqishëm të përfshirë në rrjetin e krimit

613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, Krimet e Rënda:

613 kilogramë kokainë janë kapur mbrëmë në portin e Durrësit, të futur brenda një konteineri bananesh. “Arbri Garden” është kompania e cila kishte porositur bananet nga Kolumbia.

Sipas gazetares se “News24”, Klodiana Lala, referuar burimeve të saj në Prokurorine e Krimeve të Rënda, janë tre personazhe të njohur të botës së krimit që janë duke u verifikuar.

Mësohet se bëhet fjalë për një rrjet të fuqishëm që trafikonte drogë në vendet e BE.   Lala shtoi se ka Krimet e Rënda kanë dyshime të forta se në rrjetin e fuqishëm të trafikimit të kokainës kanë lidhje njerëz të politikës.

 Nga hetimet paraprake, mësohet se droga ka ndjekur itinerarin: Kolumbi, Itali, Maltë dhe Durrës.

Me të mbërritur në Durrës, kontenieri, pas sinjalizimeve nga vendet partnere, është mbajtur nën vëzhgim përgjatë 24 orëve të fundit dhe është ndërhyre teksa po bëhej tranportimi për në magazinat e kompanisë Arbri Garden i bananeve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit