Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë/ Pse u ndërhy në magazinën e Maminasit; shefi i narkotrafikut sqaron situatën

613 kg kokainë/ Pse u ndërhy në magazinën e Maminasit; shefi

Shefi i Sektorit për Narkotikët në Policinë e Shtetit Sokol Selfollari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” foli për kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit.

 I pyetur, se përse u ndërhy te magazina në Maminas, ku gjendej droga Selfollari u shpreh, “Kontejneri u tërhoq faktikisht nga firma që ishte e dyshuar, u la deri sa ai të shkonte në destinacion. Ndërhyrja vendoset nga ata që kryejnë operacionin". 

Ndërsa sa i përket porositësve të kokainës ai shtoi, “Një porositës është firma “Arbi Garden”. Hetimi do të nxjerrë nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë, por për këtë po hetohet në mënyrë të shpejtë”.

Sa i përket deklaratës së pronarit të “Arbi Gadren”, Arbër Cekaj,  i cili nga Gjermania u shpreh se nëse do të kapin përgjegjësit, pse duhet ta nisin nga kompania a e tij, Selfollari shtoi, “Zotëria është shprehur se do vijë dhe do paraqitej në prokurori. Ai le të vijë dhe të dëshmojë. Nuk di çfarë të them për akuzën më tutje”.

Sa i përket deklaratës së armatës kolumbiane për operacionin e përbashkët, shefi i sektorit të narkotrafikut u shpreh se çdo fjalë e tyre është me përgjegjësi.

“Ne themi atë që themi me përgjegjësi dhe në këtë rast konkret nuk kemi patur as sinjalizime as operacion të përbashkëta nga ndonjë organ ligjzbatues tjetër”, u shpreh më tej Selfollari.

Të fundit