Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë, Xhafaj në zyrën e Ardi Veliut. A do kërkojë ministri i Brendshëm arrestimin e “peshkut të madh”? Për Ramën operacioni është i mbyllur

613 kg kokainë, Xhafaj në zyrën e Ardi Veliut. A do

613 kilogram kokainë janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit duke vendosur një rekord të ri për sasinë që është zbuluar ndonjëherë në territorin shqiptar të drogës së fortë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e përshëndeti këtë aksion të policisë dhe u shpreh se hetimi po vijon. Pas deklaratës së Policisë së Shtetit, ministri Xhafaj raportohet se ka mbërritur në zyrën e drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, për të biseduar për këtë çështje.

Gazetarë të shumtë raportojnë se ka dyshime të forta se pas ngarkesës me kokainë qëndrojnë emra të fuqishëm të botës së politikës, apo siç njihen tashmë: “peshqit e mëdhenj”. Është vështirë të imagjinohet se kjo sasi kaq e madhe e drogës, me vlerë 180 milionë euro, e transportuar nga Kolumbia për në Shqipëri të jetë punë e dy 25 vjeçarëve të arrestuar dhe pronarit të magazinës së bananeve, i cili është shpallur në kërkim. Garancia për ngarkesën duhet të jetë dhënë nga lart, raportojnë gazetarë në media të ndryshme.

Ardi Veliu dhe Fatmir Xhafaj mbajtën të njëjtin qëndrim lidhur me vazhdimin e këtij operacioni dhe bashkëpunimin me partnerët e huaj, por duket se në këtë çështje nuk kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga Veliu, Xhafaj dhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama deklaroi se operacioni ishte punë vetëm e autoriteteve shqiptare, pa ndihmën e partnerëve të huaj, duke marrë në këtë mënyrë kompetencat e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili deklaroi të kundërtën.

E gjithë vëmendja është përqëndruar tani te ministri Xhafaj dhe i përzgjedhur i tij në krye të uniformave blu. Ky është aksioni i parë serioz që drejtohet nga Veliu dhe Xhafaj, të cilët do të tregojnë nëse e kanë seriozisht vendosmërinë ndaj “Forcës së Ligjit” apo do të mjaftohen me kapjen e disa “cironkave”.

Të fundit