Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë në Durrës,  flet zv.ministri i Brendshëm: Nuk ishte rastësore

613 kg kokainë në Durrës,  flet zv.ministri i

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një intervistë në ERTV foli për kapjen e 613 kilogramëve drogë në Durrës.

Lamallari u shpreh se trafikantët nuk kanë pasur asnjë garanci nga politika, sepse nëse do të kishin pasur, do të ishin lejuar të iknin. Ai tregon se sinjalin e kanë marrë nga hetimet paraprake dhe se nuk ishte një zbulim rastësor. Sipas zv.ministrit të Brendshëm, personat që kanë informacione për veprimtari kriminale janë në vëzhgimin e policisë.

“Personat që kanë informacione për veprimtarinë kriminale apo dyshime për përfshirje në veprimatari të tilla, janë nën monitorimin e policisë. Ishte vëmendja e shtuar e policisë, dhe mbikëqyrje e vazhdueshme. Kurrsesi nuk mund të ishte rastësore. Ka patur informacione për anëtarët e grupit, të cilët kishin precedentë penalë”- është shprehur më tej Lamallari.

Të fundit