Flash News

KRYESORE

6500 euro një pishë në Tiranë, deputeti i PD nxjerr videon: Shkeljen e Veliajt e denoncuam që në dhjetor

6500 euro një pishë në Tiranë, deputeti i PD nxjerr videon:

Ditën e sotme, PD ka kallëzuar penalisht kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet, duke favorizuar me tenderat kompaninë ‘Fusha shpk’.

Deputeti i PD, Endri Hasa publikon videon nga fjalimi i tij në Parlament në dhjetor të vitit të shkuar dhe thekson se kjo vjedhje u paralajmërua, pas shkeljeve me palmat në autostradën Tiranë-Durrës.

“Lali Eri than lekët tona bashkë me ortakun e tij Fusha shpk!

Kjo është një pjesë nga fjala ime në Kuvend dhjetorin e kaluar kur kemi denoncuar vjedhjen e Bashkisë Tiranë me palmat dhe kemi parashikuar se e njëjta gjë do te ndodhte edhe me pishat.

6.500 Euro ka kushtuar një pishë, ndërsa shumë prej tyre kanë rezultuar të thara.

Nuk ka nevojë të jesh fallxhor që të parashikosh vjedhjen dhe abuzimin me çdo tender që Bashkia Tiranë ka dhënë dhe do të japë.

Erion Veliaj është thjesht një mashtrues dhe një hajdut I paparë!”, shkruan deputeti demokrat.

Të fundit