Flash News

KRYESORE

670 milionë lekë për një takim, zyrtarët e opozitës reagojnë për harxhimet e Ramës: Të ftuarit ta bojkotojnë

670 milionë lekë për një takim, zyrtarët e

66,972,800 milion lekë (rreth 670 milionë lekë të vjetra) është kosto që kryeministri Edi Rama do  të shpenzojë për Samitin e Diasporës që do të zhvillohet në Lezhë në datat 29 shkurt-2 mars.

Kjo shifër e lartë ka shkaktuar reagimin e zyrtarëve të opozitës, të cilët kërkojnë nga të ftuarit që të bojkotojnë takimin.

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu thotë se ky samit nuk do të sjellë asgjë produktive, por të do të shtojë numrin e shqiptarëve që largohen nga vendi.

“66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës. Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil. Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm”, shprehet Spahiu.

Edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e konsideron të fryrë tej mase faturën e Ramës dhe kujton justifikimet e kryeministrit përballë kërkesave të studentëve për kushte më të mira në konvikte.

“Rama do shpenzojë  670 milion lekë për propagandë dhe u kërkon studentëve të protestojnë kundër pedagogëve dhe jo për kushtet mizerabël të konvikteve!!!Edi Rama do të paguajë 670 milion lekë për një aktivitet te quajtur “Samiti i Diasporës” ku çdo cmim i paraqitur është i fryrë tej mase. E që në fakt ky aktivitet është thjesht shoë i radhës, me të cilin pretendon të perdorë shqiptarët që jetojnë jashtë për t’ju hedhur pak hi syve shqiptarëve që janë këtu. Jam e bindur që çdo shqiptar i ftuar në atë samit do ishte më i lumtur që keto para te shkojne per te rregulluar sado pak nje konvikt, apo per te paguar bursen e shkolles per studentet, se sa te perdoren si fasade per qeverine e nxirre nga skandalet e korrupsionit dhe shitblerjes se votave. Sa shkon tu kerkoj studenteve te ngrihen kunder pedagogeve, sa investohet per percarje dhe propagande bajate me mire leket e korrupsionit te pseuaktiviteteve apo blerjes se makinave dhe orendive per zyra ti conte ne funksion te arritjes se kerkesave te studenteve”, shprehet Zhupa.

Pasojat e para për Shqipërinë- Cakaj pritet në Rumani nga zv/ministri, MEPJ nuk njofton asnjë takim dypalësh

Të fundit