Flash News

KRYESORE

69-vjeçari vdes në spital pasi vetëplagoset me armë gjahu

69-vjeçari vdes në spital pasi vetëplagoset me armë gjahu

Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan teksa është vetëplagosur me armën e tij të gjahut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen”5 Maji”.

Policia e Elbasanit thotë se Petrit Zenuni në kushtet e depresionit nervor është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” në banesën e tij.

Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan por më pas ka ndërruar  jetë.

Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Të fundit