Flash News

KRYESORE

7 fakte për Pulitzerin, njeriun

7 fakte për Pulitzerin, njeriun

Të gjithë kemi dëgjuar për çmimin e shumëlakmuar nga gazetarët dhe shkrimtarët, Çmimin Pulitzer, por çfarë dimë për emigrantin hungarez që i dha emrin këtij çmimi...

Dëgjoi një ushtri me ‘JO!’

Kur ishte adoleshent, Joseph Pulitzer aplikoi që të bëhej pjesë e ushtrive austriake, britanike dhe franceze, për shkak të shikimit të dobët. Duke qënë se në Amerikë Lufta Civile ishte në kulmin e saj, ai u rekrutua si zëvendësues për një ushtar të sëmurë. U bë pjesë e Këmbësorisë Lincoln, dhe ishte aktiv deri në fund të Luftës Civile.

Fillimet në Shtetet e Bashkuara ishin të vështira

Megjithëse, kur vdiq në 1911, la një pasuri të madhe, përfshi 2 milion dollarë për themelimin e një shkolle gazetarie pranë Columbia University, pas lufte Pulitzer ishte aq i varfër saqë flinte në stola parqesh. Duke qenë se New York-u ishte shumë i ashpër, ai u nis për në Saint Louis, Missouri, por nuk kishte mjaftueshëm lekë për të paguar biletën për tragetin që do e kalonte nga një anë e Lumit Mississippi në tjetrën. Zgjidhja? Me lopatë mbushte me qymyr kaldajën e anijes, në këmbim të biletës. Kur mbërriti në St. Louis, për të mbijetuar pastronte tavolinat, kujdesej për mushkat dhe punoi si varrmihës gjatë epidemisë së kolerës së 1866.

Fati i shkruar në gurët e shahut

Një ditë, duke ndjekur lojën e dy gjermanfolësve në librarinë publike të St. Louis, Pulitzer kritikoi lëvizjen e njërit prej lojtarëve. Zakonisht shahistëve seriozë nuk ju pëlqen kur iu ndërhyjnë në lojë, për këtyre lojtarve në fjalë, të cilët punonin për Westliche Post, ju bëri përshtypje shkathtësia e djaloshit të ri.  Shumë shpejt ai filloi të punonte me ta si gazetar pranë Westliche Post, gazetën në gjuhën gjermane, më e madhja në vend.

Ishte edhe politikan

Pulitzer shërbeu në legjislaturën e shtetit të Missourit dhe më vonë përfaqësoi në Kongres Distriktin e 9-të të New Yorkut. Ai gjithashtu ishte delegat i Partisë Republikane Liberale në 1872 dhe Partisë Demokratike në 1880.

Ka qëlluar dikë me armë

Nën petkun e politikanit, ai bëri armik një ndërtues. Më 22 janar, 1870, ata u zunë në ambientet e një hoteli në Jefferson City në Missouri, dhe ndërtuesi e quajti Pulitzer-in gënjeshtar. Kjo e shtyu atë që të shkonte në shtëpi, të merrte pistoletën e vjetër, dhe të kthehej në hotel duke kërkuar që akuza e rëndë të tërhiqej...por ndërtuesi e goditi me grusht. Kështuqë, ai nxorri pistoletën dhe e qëlloi ndërtuesin në këmbë. Viktima shpëtoi, dhe Pulitzer mori një gjobë të majme. Nëse ky incident do të ndodhte në ditët e sotme, Pulitzer me siguri do kishte kaluar ca kohë në burg dhe karriera e tij si gazetar dhe politikan do të kishin marrë fund.

I vëllai ishte gazetar në New York

Vëllai i tij, Albert Pulitzer, themeloi New York Morning Journal¸një gazetë ditore që shitej për 1 cent. Thuhet se vëllezërit, të cilët drejtonin gazeta konkurrente njujorkeze, ishin rivalë të hidhur. Albert Pulitzer më vonë do ta shiste gazetën e vetë te William Randolph Hearst, armiku kryesor i vëllait, dhe do të bënte vetëvrasje në Vjenë, në 1909. Megjithëse vëllezërit kishin kohë që nuk flisnin me njëri-tjetrin, Joseph Pulizter u kujdes që i vëllai të kishte një lamtumirë dhe varrim sicc i takonte.

Leise, ganz leise, ganz leise

Joseph Pulitzer vdiq nga një atak në zemër më 29 tetor 1911, në jahtin e tij në Portin Charleston, në Karolinën e Jugut. Sekretarja e tij gjermane ishte duke i lexuar një rrëfim për mbretin francez Louis XI, dhe teksa po i afrohej pjesës ku fliste për vdekjen e monarkut, Pulitzeri tha, “Leise, ganz leise, ganz leise” -“Në heshtje, shumë qetë, shumë qetë”—një kërkesë për të ulur zërin.

Përgatiti: Ina Xhani

Të fundit