Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
7 librat BEST që, ndoshta (nuk) i humbët në Panairin e Librit (por jeta e lexuesve vazhdon edhe në Librari)
Atdhedashuri nga Andi Bejtja
(me 50 poezi t'i thuash të gjitha)
Botimet Dudaj
Andi Bejtja njihet si gazetar dhe analist politik dhe fare pak si poet. Vetëm njerëzit e lidhur me librin e dinë se ai ishte një prej poetëve të brezit të ri të viteve '90. Përmbledhja e Bejtjes është një përzgjedhje e librave me poezi të rinisë, një 'dhuratë' që ia bën vetes në 50 vjetorin e lindjes.
Rëndësia e librit të Bejtjes, ndoshta, nuk është dhe aq te vendi i poezive të tij në Letërsinë shqipe, një pretendim që ai nuk e ka ndoshta, edhe pse citon kryeministrin Rama që i ka thënë diku se 'poezia atdhedashuria është një prej 10 më të mirave të letrave shqipe', se sa është te nostalgjia e individit dhe shoqërisë, jo si emocionalitet por si përmasë e së përbashkëtës dhe bashkëkohësisë.
Bejtja 'rikthehet te vetja' me këtë libër, ndoshta edhe duke e pyetur veten se cili do të kishte qenë ai dhe vendi i tij në shoqëri nëse nuk do ishte marrë me gazetari, me kronikën e ditës me debatin politik nëpër studio, por të shkruante poezi e prozë.
Anjeza nuk u zgjua- nga Preç Zogaj
UETPress
Zogaj është befasues me prozën e tij, në një libër të punuar gjatë, sa në mendje edhe në kompjuter, ndoshta edhe për të shkundur nga kritizerët çdo lloj presupozimi se ai është shumë i mirë i poet, por si prozator... eh!
Me këtë prozë të gjatë që i afrohet 500 faqeve, Preç Zogaj e fut veten në radhën e romancierëve të racës të letrave shqipe. Ai ofron me Anjezën... jo vetëm një opus estetik, por edhe ravgimet e kohës, të asaj kohe që qerthullon në vitet '80 të shekullit të shkuar. Kur duket se perzonazhet janë Anjeza Jakaj dhe David Gjika, dhe përreth tyre një zhgan joprotagonistësh, janë vitet '80 në fakt që qendërzohen në romanin e Zogajt. 'Mbyllja' në Patalanë, një fshat ngjitur me Lezhën është vetëm një iluzion: autori ka vitet '80 si personazh kryesor. Duke e ngjyer në to penën e krijimit ai flet për vete, të ngjashmit, personazhet e tij dhe gjithë Shqipërinë.
Romani është i shkruar me atë ngashnjim që duket se Preç Zogaj e zotëron, ose e ka masterizuar, për fjalën dhe për gratë.
Ditar (1942-1944) nga Tajar Zavalani
Botimet Artini
Tajar Zavalani, në një nga mendjet e holla të gjysmës së parë të shekullit 20, ka punuar për radion publike britanike BBC gjatë viteve përmbyllëse të Luftës së Dytë Botërore. Ai është një dëshmitar par excellence i atyre ngjarjeve që shënuan historinë, të Shqipërisë dhe të botës. Mbreti Zog me shpurën e tij ndodhej në Angli asokohe; britanikët dhe gjermanët ishin të mbërthyer në një luftë që do të përcaktonte fatin e gjithë Luftës. Zavalani ra në kontakt me mbretin Zog pak arratisjes së tij, pasi edhe vetë ishte arratisur pas pushtimit të Shqipërisë, në drejtim të Zvicrës. Ai iu bashkua Zogut në Francë dhe pas pushtimit gjerman të Parisit ata u hodhën përtej kanalit në ishullin britanik.
Ditarai i Zavalanit është një rast për të kujtuar historinë dhe personazhet e saj nëpërmjet këndvështrimit të një njeriu të kulturës.
Me Mbretin Zog në mërgim- nga Gjenço Naçi
Botimet Artini
Gjenço Naçi ngulmon se simpatizonte komunizmin dhe urrente regjimin e Zogut. Megjithatë, ishte pjesë e shpurës së Mbretit për një kohë të gjaë në mërgim pasi kishte qenë më parë në administratën e tij. Ai ka qenë sekretar i Mbretit, emërim që e mori menjëherë pas zhvendosjes nga Shqipëria, kur monarku kalonte nëpër Stamboll.
Ilir Ikonomi shkruan për kujtimet e Naçit: Gjeço Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Eshtë i rrallë sepse është autentik, sepse vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë apo të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: autori i gjykon ngjarjet nga pozitat e një kritiku dhe nuk rrëzohet në humnerat e lavdeve. Ai është i besueshëm, flet lirshëm dhe qorton aty ku duhet.
Përçmimi nga Alberto Moravia
Botimet Pegi
Pse ky roman? Epo mirë, sepse është Moravia dhe, janë ca autorë që e fitojnë besimin e lexuesit me dy-tre libra të parë dhe të bëjnë të dorëzohesh para çdo teksti që del nga duart e tyre. Shkrimtari italian ka një 'kthjelltësi urbane' në trajtimin e ngjarjve 'bashkëkohore', pak të ndeshur nga autorë të tjerë. Moravia nuk ka ngjarje të mëdha, por trajtimet i ka të tilla.
Ky është një roman 'i vjetër' duke qenë se është botuar në vitin 1954 (u ekranizua nga Jean Luc Godard në vitin 1963), që shpleks botën e borgjezisë italiane të kohës, por letërsia 'klasike' na mëson diçka për të gjitha kohët: duke na mprehur intuitën e shijes.
Të cilën e ndihmon edhe puna e përkthyeses Aida Baro.
Forca e Faktit nga Hans Rosling
Botimet Pema
Bill Gates e konsideron 'një prej librave më të rëndësishëm që kam lexuar'. Nuk është 'ndërmjetësimi' i Gates arsyeja e përzgjedhjes së këtij libri, se sa është nevoja e anti-klisheve sociale. Ka thuajse një konsensus rreth një 'mjerimi' sociologjik, politik e moral të botës sonë që kundërshtohet me fakte (jo statistika shtetërore, jo të nxjerra për qëllime propagande) nga Rosling. Libri hapet me një test, i kompozuar prej një grupi pyetjesh që të fusin në kurthin e mendimit 'të përgjithshëm'. Eshtë kjo lloj injorance që Rosling 'lufton' me anë të këtij libri, një përpjekje që mendimi njerëzor të mos formulohet nga shtampat dhe klishetë, por nga kureshtja dhe dijet.
Serotenina nga Michel Houellbecq
Scanderbeg Books
Hollebecq, i quajtur edhe 'Profeti ogurzi', nuk është vetëm një shkrimtar, por edhe një lloj magu i antropologjikes. 'Jelekverdhët' para se të shfaqeshin në rrugët e Francës, u relievuan në letërsinë e tij; një përplasje e re e islamit politik me Francën sekulare, gjithashtu.
'Serotenina', një roman tjetër në vazhdën e librave tronditës dhe kundërthënës është një premtim: nëpërmjet tij ju me gjasë mund të zbuloni të nesërmen.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38