Flash News

KRYESORE

7 marsi/ Basha takim me mësuesit: Shoqëria u ka një borxh të madh, me pensionet e tyre s'mbyllin muajin 

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme në një takim me mësuesen e tij kujdestare dhe mësuese të kryeqytetit, në kudër të festës së 7 marsit.

Ndërsa i ka përshëndetur dhe u ka dhuruar nga një buqetë me lule në shenjë mirënjohje, Basha tha se shoqëria u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve.

"Sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe forminin e brezave të ardhshëm. Duke respektuar të shkruarën, ndërtojmë të sotmen dhe projektojmë të ardhmen! Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s'do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Urime!”.

Të fundit