Flash News

KRYESORE

7 orë seancë për Tahirin, Gjykata tërhiqet; Prokuroria kërkon dërgimin e çëshjes në gjyq

7 orë seancë për Tahirin, Gjykata tërhiqet; Prokuroria

Ka përfunduar seanca që zgjati 7 orë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata është tërhequr për dhënien e vendimit, ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dërgimin e çështjes në gjyq.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata kalimin e çështjes për gjykim, ndërsa mbrojtja kërkon pushimin e çështjes, pasi sipas tyre nuk ka prova.

Mësohet se Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë kërkuar nga gjykata pushimin e çështjes,  por nëse merret një vendim ndryshe, kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Në media qarkulluan fotot gjatë transportimit të 57 fashikujve me karrocë nga prokuroria në seancën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës me bandën “Habilaj”.

Të fundit