Flash News

KRYESORE

7 shqiptarë të arrestuar në Francë dhe Shqipëri, vodhën 300 mijë euro në 70 apartamente

7 shqiptarë të arrestuar në Francë dhe Shqipëri,

Katër anëtarë të familjes Kajtazi në Francë janë arrestuar pas një operacioni të koordinuar nga prokuroria e rajonit të Nancy-t dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri. Tre persona të tjerë janë arrestuar në Shqipëri, Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku.

Familja Kajtazi, me në krye Arif Kajtazi, rezidentë prej vitesh në Nancy, u siguronin tre shqiptarëve të tjerë banesat dhe sendet me të cilat do të kryenin vjedhjet.

Rreth 70 apartamenteve në këtë rajon të Francës raportohet se janë grabitur në tre-mujorin e fundit të vitit 2018. Vlera e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 300 mijë euro dhe përfshirë bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash.

Prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”.

Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Të fundit