Flash News

KRYESORE

70 mijë vetë kërkojnë për një fluturim direkt mes Hamburgut dhe Tiranës

Të dhënat e Skyscaner, një prej motorëve kryesorë të kërkimit për fluturime në botë, me mbi 70 milionë vizitorë në muaj, tregojnë se në një periudhë 1 vjeçare, mbi 70 mijë vetë kanë kërkuar për një fluturim direkt mes Hamburgut dhe Tiranës. Megjithatë, mes këtyre dy qyteteve nuk ka ende një linjë direkte. "Ne shohim potencial të madh për fluturime direkte mes Hamburgut dhe Tiranës", thotë  Jörgen Kearsley, i GM Aviation Marketing të Aeroportit të Hamburgut. Sipas tij ka 2, 300 shqiptarë që jetojnë në Gjermanininë veriore,  plus 2 mijë gjermanë me prejardhje emigrante që kanë lidhje me Shqipërinë dhe jetojnë në Hamburg.

13 mijë pasagjerë në vit fluturojnë nga Hamburgu drejt Tiranës duke përdorur lidhjet e aeroporteve të tjera sipas të dhënave. Rreth 47 përqind përdorin Vienën dhe Austrian Airlines dhe 17 përqind Frankfurtin pëmes Lufthansas apo Adria Airways.

Pyetja është, cila linjë do të përfitojë nga kjo 'oferë e tregut' duke vendosur një linjë direkte mes dy qyteteve?

Të fundit