Flash News

KRYESORE

70 vite nga hapja e minierës së Bulqizës, punëtorët mes acarit drejt galerive. Deputeti i keqardhur që s’merr pjesë

70 vite nga hapja e minierës së Bulqizës, punëtorët mes

Sot është 70 vjetori i hapjes së minierës në Bulqizë. Ndonëse deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka lobuar fort për Statusin e Minatorit, kërkesa e vetme e punëtorëve ra në vesh të shurdhër nga qeveria.

Spahiu, me anë të një statusi në ‘facebook’ shprehet se ndihet i keqardhur që sot nuk  mund të marrë pjesë në në festimet e 70 Vjetorit të hapjes së minierës dhe krijimit të qytetit të Bulqizës.

“Më shumë i keqardhur që ky përvjetor i gjeti mimatorët pa Statusin e tyre, një padrejtësi e shumë qeverive por më shumë e gjoja socialistëve që drejtojnë prej 5 vitesh. Megjithatë, unë uroj më të mirat minatorëve e të gjithë qytetarëve të Bulqizës”, shkruan Spahiu.

Kujtojmë që në galeritë e Bulqizës kanë ndërruar jetë qindra punëtorë, të cilët në të shumtën e rasteve janë fajësuar për pakujdesi gjatë punës. Pa Status Minatori, në mes të acarit të Bulqizës, punëtorët rendin drejt galerive.  

Të fundit